KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Parkingu nëntokësor bosh, trotuaret të zëna nga veturat – Vushtrria përballet me problemin e parkimit

Parkingu nëntokësor bosh, trotuaret të zëna nga veturat – Vushtrria përballet me problemin e parkimit

Iniciativa për Angazhim Publik në Vushtrri ka ngritur shqetësimin për parkimin e automjeteve në hapësirat publike të qytetit.

Sipas kësaj iniciative, përderisa rreth gjysma e hapësirave në parkingun nëntokësor janë të lira, automjetet vazhdojnë të parkohen në trotuare dhe hapësira të tjera publike në rrugët përreth.

“Përderisa gjysma e vendeve në parkingun nëntokësor janë të lira, ndërsa në rrugët përreth tij automjetet vazhdojnë të parkohen në trotuare dhe hapësira publike, shtrohet pyetja: a kemi të bëjmë vetëm me papërgjegjësi qytetare apo edhe me mungesë të veprimit nga organet komunale dhe të rendit?”, thuhet në reagimin e publikuar.

Kjo situatë, sipas iniciativës, ngre pikëpyetje për respektimin e rregullave të parkimit dhe mbikëqyrjen e hapësirave publike në Vushtrri. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.