Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se qytetarët që do t’i bashkohen protestës do të mund ta shfrytëzojnë pa pagesë parkingun në këtë lokacion.
Sipas njoftimit të Musmuratit, parkingu do të jetë falas nga ora 18:00 deri në 21:00.
“Parking falas prapa Pallatit të Rinisë gjatë kohës së protestës ‘Jo në emrin tim’”, ka njoftuar Musmurati.
Ajo ka bërë të ditur se masa është ndërmarrë për qytetarët që marrin pjesë në protestën për mbrojtjen e UÇK-së.
“Prishtina ju mirëpret”, ka shkruar nënkryetarja e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/