Të premten, më 16 tetor, moti në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme, ndërsa gjatë ditës pritet shtim i vranësirave që do të krijojnë kushte për reshje shiu.
Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 12 deri në 15 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Pavarësisht intervaleve me diell, shtimi i vranësirave gjatë ditës mund të sjellë reshje lokale shiu./lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

