KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Dion Gallapeni pati një paraqitje të shkëlqyer në fitoren e Kosovës ndaj Irlandës, në ndeshjen e parë historike mes dy Kombëtareve në nivel senior, e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Dardanët” arritën të marrin një fitore të rëndësishme me rezultat 1-0, falë golit të Vedat Muriqit, i cili realizoi në pjesën e dytë për t’i dhënë Kosovës tri pikët në këtë përballje.

Në një ndeshje të luftuar dhe me shumë përgjegjësi për repartin defensiv, Gallapeni ishte një prej lojtarëve që spikati në prapavijë, duke zhvilluar një paraqitje shumë të sigurt dhe të kompletuar.

Mbrojtësi ishte pothuajse i pagabueshëm në duele, duke fituar 100 për qind të dueleve tokësore (5/5) dhe 100 për qind të atyre ajrore (4/4).

Ai fitoi gjithashtu 100 për qind të ndërhyrjeve (2/2), duke mos i dhënë shumë hapësirë repartit ofensiv të irlandezëve.

Gallapeni pati 81 prekje të topit, regjistroi tetë rikuperime të topit dhe shtatë spastrime, ndërsa fitoi edhe tri faulle.

Në fazën ofensive, ai realizoi tri krosime të sakta, pati dy ndërprerje të aksioneve dhe krijoi një shans për bashkëlojtarët.

Një paraqitje e kompletuar nga Gallapeni, i cili tregoi siguri në mbrojtje, saktësi në ndërhyrje dhe kontribut edhe në fazën e avancuar të lojës, duke qenë një prej figurave të rëndësishme në fitoren e Kosovës ndaj Irlandës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.