KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Parandalohet një rast i vjedhjes së pyllit në fshatin Siqevë të Prishtinës

Parandalohet një rast i vjedhjes së pyllit në fshatin Siqevë të Prishtinës

Njësitet policore të Stacionit Veriu në Prishtinë kanë arritur të parandalojnë një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin Siqevë të Prishtinës.

Sipas një njoftimi për media thuhet se falë reagimit të shpejtë të njësive policore, është arritur të parandalohet vjedhja dhe të sigurohen prova që ndërlidhen me rastin.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar si ‘Vjedhje e Pyllit’. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e prerjes ilegale të pyjeve dhe apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që dëmton mjedisin dhe pasuritë natyrore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.