KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Parandalohet kontrabandimi i pesë telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

Parandalohet kontrabandimi i pesë telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, ku u gjetën pesë telefona mobil në tri pako.

Sipas njoftimit, rreth orës 13:30, në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë është evidentuar një tentativë për futjen e kontrabandës brenda perimetrit të institucionit.

Bazuar në të dhënat fillestare, kontrabanda është hedhur nga jashtë dhe ka rënë në hapësirën e brendshme të qendrës.

“Zona është siguruar menjëherë nga zyrtarët korrektues, të cilët kanë ndërmarrë kontroll të detajuar të hapësirës së shëtitjes. Gjatë kontrollit janë lokalizuar tri pako të dyshimta, brenda të cilave janë gjetur pesë telefona mobilë me kabllo”- thuhet në komunikatë.

Tutje, Shërbimi Korrektues bën të ditur se pakot janë konfiskuar dhe dokumentuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, ndërsa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.