KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Paralajmërim për erëra të forta në Rahovec, komuna del me udhëzime për qytetarët

Paralajmërim për erëra të forta në Rahovec, komuna del me udhëzime për qytetarët

Bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nesër priten erëra të forta nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, me shpejtësi 30–45 km/h, ndërsa gjatë vrullit të erës shpejtësia mund të jetë edhe më e lartë.

Me këtë rast, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit ka paralajmëruar qytetarët që të shtojnë kujdesin, transmeton IndeksOnline.

Në rekomandimet e bëra publike, mes të tjerash preferohet të sigurohen objektet dhe gjësendet e lehta, të shmangen qëndrimet pranë drunjve apo objekteve të paqëndrueshme, e të rritet kujdesi gjatë qarkullimit rrugor.

Drejtoria ka bërë me dije se do të vazhdojë ta përcjellë situatën.

Ky është njoftimi i plotë:

Me qëllim të parandalimit të incidenteve dhe mbrojtjes së qytetarëve dhe pronës së tyre, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim apelon te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të kenë parasysh këto rekomandime:

▪︎ Të sigurojnë objektet dhe sendet e lehta në ballkone, oborre dhe hapësira të jashtme.

▪︎ Të kontrollojnë dhe sigurojnë tabelat reklamuese, skelat dhe strukturat e tjera që mund të rrëzohen nga era.

▪︎ Të shmangin qëndrimin pranë drunjve, objekteve dhe strukturave të paqëndrueshme.

▪︎ Të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit rrugor, veçanërisht në zonat e ekspozuara ndaj erërave të forta.

Apelojmë te të gjithë qytetarët që t’u përmbahen këtyre rekomandimeve dhe të kontribuojnë në parandalimin e situatave të rrezikshme.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të vazhdojë ta përcjellë situatën dhe, në rast të ndryshimit të kushteve meteorologjike, do t’i informojë qytetarët me kohë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.