KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Parada e varfër ushtarake në Moskë, Putin nën masa të mëdha sigurie

Parada e varfër ushtarake në Moskë, Putin nën masa të mëdha sigurie

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se “fitorja do të jetë gjithmonë e Rusisë” gjatë paradës ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë, e organizuar me rastin e Ditës së Fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ngjarja u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa në paradë morën pjesë edhe disa liderë të huaj.

Megjithatë, këtë vit ceremonia u dallua për një ndryshim të pazakontë: mungesën e tankeve, raketave dhe armatimit të rëndë, përveç fluturimeve të aeroplanëve luftarakë.

Putin e përdori fjalimin për të lavdëruar forcat ruse që luftojnë në Ukrainë, duke theksuar se ato përballen me një “forcë të mbështetur nga NATO”. Ai shtoi se “uniteti dhe qëndrueshmëria e popullit rus” janë çelësi i suksesit, shkruan reuters.

– YouTube www.youtube.com

Ndërkohë, situata në Ukrainë dhe tensionet me Perëndimin vazhdojnë të ndikojnë në klimën e sigurisë.

Autoritetet ruse dhe ukrainase kanë shkëmbyer akuza për shkelje të armëpushimeve të përkohshme, ndërsa është raportuar edhe për plane të reja ushtarake dhe sulme me dronë në distanca të gjata.

Në Moskë janë vendosur kufizime të përkohshme në internet dhe shërbimet mobile për arsye sigurie, ndërsa parada është shoqëruar me masa të rrepta mbrojtëse.

Dita e Fitores mbetet festa më e rëndësishme shtetërore në Rusi, duke shërbyer si simbol i fuqisë ushtarake dhe kujtesës së Luftës së Dytë Botërore, në të cilën Bashkimi Sovjetik humbi rreth 27 milionë njerëz. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.