Një minutë heshtje është mbajtur në nderim të figurës së të ndjerit Xhevat Prekazit në Serbi.
Në stadiumin “Rajko Mitic”, para ndeshjes Serbi – Gjermani është mbajtur një minutë heshtje për të ndjerin Xhevat Prekazi, i cili vdiq më 8 nëntor.
Xhevat Prekazi u rrit në futbollin serb, duke luajtur që i ri për Partizanin e Beogradit, para se të luante për Hajdukun e Splitit në Kroaci dhe për Galatasarayn në Turqi.
Ky nderim për të erdhi në ndeshjen e xhiros së pestë në Ligën e Kombeve në Ligën A.
Gjermania po fiton 1-0, me një gol të hershëm.
Goli u shënua në fakt nga vetë serbët, me Srdjan Babic që shënoi në portën e tij në minutën e tretë të ndeshjes.
Gjermani me këtë rezultat momental shkon në kuotën e tetë pikë, derisa Serbia mbetet në zero pikë.

