Papa Leoni XIV është shtruar në spitalin Gemelli të Romës, ku gjatë pasdites së sotme pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një noduli në mushkëri.
Ndërhyrja kirurgjikale do të kryhet nga ekipi i kirurgjisë torakale, i drejtuar nga profesori Stefano Margaritora. Vatikani ka bërë të ditur se informacione të tjera mbi gjendjen e Papës do të publikohen gjatë mbrëmjes.
Sipas raportimeve të medias italiane Il Messaggero, për shtrimin e Papës është përgatitur një plan i posaçëm sigurie. Masat përfshijnë kontrollin e hyrjeve dhe daljeve nga spitali, si dhe mbrojtjen e të dhënave personale të tij.
Për të garantuar privatësinë e Papa Leoni XIV, analizat dhe ekzaminimet mjekësore raportohet se do të regjistrohen përmes kodeve alfanumerike ose pseudonimeve.
Ndërkohë, lajmi për ndërhyrjen kirurgjikale ka ngjallur shqetësim mes besimtarëve dhe autoriteteve. /Panorama

