Papa Leo XIV ka përjetuar një moment të veçantë gjatë vizitës së tij në Amerikën Latine, duke u ulur në kabinën e pilotëve të Forcave Ajrore të Perusë.
Videoja e publikuar në rrjetet sociale nga Forcat Ajrore peruane tregon Papën përkrah pilotëve gjatë fluturimit të së shtunës. Ata e cilësuan këtë moment si “një nder dhe një kujtim të paharrueshëm”.
Të dielën, Papa mbërriti në qytetin Cusco, në malet jugore të Andeve, i cili dikur ishte qendra e perandorisë Inka, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë vizitës në një kala të lashtë të Inkëve, ai foli për rëndësinë e besimit në tejkalimin e ndasive, plagëve dhe mosbesimit mes njerëzve, duke theksuar se feja duhet t'i bashkojë ata përmes dashurisë.
Vizita në Peru ka rëndësi të veçantë për Papën, pasi ai ka jetuar atje për periudha të gjata nga viti 1985 deri më 2023. Në vitin 2015, ai mori edhe shtetësinë peruane, duke krijuar lidhje të afërta me komunitetet vendase.

