Papa Leo XIV ka zhvilluar një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke kërkuar bashkëpunim mes Ukrainës dhe Rusisë për dërgimin e ushqimeve dhe ndihmave mjekësore në qytetin e pushtuar të Oleshky-t.
Vatikani shprehu shpresën që ndihmat të arrijnë te banorët dhe që ata që dëshirojnë të largohen të mund ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Zelensky tha se Ukraina po përgatit një zgjidhje për t’i ndihmuar qytetarët e saj.
Gjatë bisedës u diskutuan edhe kërcënimet e sigurisë dhe sulmet e fundit ruse.
Tri ditë më parë, Papa i kishte kërkuar presidentit rus Vladimir Putin një armëpushim, ndërsa Kremlini kishte shprehur gatishmëri për bashkëpunim lidhur me dërgimin e furnizimev

