KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Papa Leo diagnostikohet me kancer

Papa Leo diagnostikohet me kancer

Vatikani ka njoftuar se Papa Leo XIV është diagnostikuar me kancer të mushkërive.

Sipas njoftimit, ai i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm për heqjen e pjesës së poshtme të mushkërisë së djathtë.

71-vjeçari iu nënshtrua një operacioni 90-minutësh të martën në spitalin “Gemelli” në Romë dhe më pas u diagnostikua me adenokarcinomë të mushkërive, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Pas operacionit, papa u zgjua normalisht dhe u rikthye në dhomën e tij në katin e dhjetë pas një periudhë të shkurtër vëzhgimi”, thuhet në deklaratën e Vatikanit.

Kjo ndodhi pasi masa u zbulua gjatë atyre që Vatikani i përshkroi si "kontrolle rutinë".

Më herët, turma të mëdha njerëzish u mblodhën jashtë spitalit për të përshëndetur Papën, disa prej tyre prisnin prej orësh.

Ata brohoritën përshëndetje dhe urime ndërsa ai kalonte, ndërsa ai u përgjigj me përshëndetje dore dhe buzëqeshje përmes dritares së pasme të ulur të makinës së tij.

Vatikani ka theksuar se Papa, i cili përgjithësisht konsiderohet në gjendje të mirë shëndetësore, nuk kishte simptoma infeksioni apo sëmundjeje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.