Kritikët e artit të krijuar nga Inteligjenca Artificiale kanë tashmë një zë të fuqishëm në krah: Papa Leo XIV.
Papa Leo XIV foli për dallimin shpirtëror mes artit të krijuar nga njerëzit dhe atij të prodhuar nga makineritë, duke bërë thirrje për mbrojtjen e krijimtarisë njerëzore përballë përhapjes së Al.
“Në epokën e Al, është bërë urgjente të dallojmë artin njerëzor nga ajo që prodhojnë makineritë”, tha ai.
Sipas Papës, ekziston një dallim themelor mes artit dhe asaj që një makinë mund të krijojë përmes përllogaritjeve statistikore, duke u bazuar në miliona imazhe të krijuara më parë nga njerëzit.
“Algoritmeve u mungon shkëndija e njerëzores”, theksoi Papa Leo XIV.
Në maj, ai kishte folur më gjerësisht për Al në një letër, ku nënvizoi rëndësinë e dinjitetit njerëzor në një botë gjithnjë e më të automatizuar. /Telegrafi/