KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Panik në futbollin italian, lojtari bie pa ndjenja pak para ndeshjes dhe dërgohet në spital

Panik në futbollin italian, lojtari bie pa ndjenja pak para ndeshjes dhe dërgohet në spital

Momente ankthi janë përjetuar në stadiumin “Vigorito”, pak minuta para ndeshjes mes Beneventos dhe Catanzaros.

Gabriele Arditi, futbollisti i skuadrës kalabreze, është ndier papritur keq dhe ka humbur përkohësisht ndjenjat pranë stolit të ekipit të tij.

Alarmi është dhënë menjëherë nga shokët e skuadrës, të cilët kanë njoftuar stafin mjekësor.

Ndërhyrja e shpejtë e ekipit të urgjencës së Misericordia bëri të mundur dhënien e ndihmës së parë.

Për fat të mirë, Arditi ka rifituar vetëdijen pas një kohe të shkurtër.

Megjithatë, për të përjashtuar çdo rrezik të mundshëm, futbollisti është transportuar në spital për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme.

Ngjarja shkaktoi shqetësim të madh në stadium dhe vonoi nisjen e takimit me 15 minuta.

Ndeshja mes Beneventos dhe Catanzaros filloi vetëm pasi situata u vu nën kontroll.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.