Kryetari i “Transparency International” Maqedoni, Blagoja Pandovski pas publikimit të Raportit të KE-së për vendin theksoi mangësitë në sundimin e së drejtës, duke vënë në pah ndikimin ndaj gjyqësorit dhe varësinë e institucioneve të drejtësisë nga buxheti i shtetit.
“Në pjesën e World Justice Project, përkatësisht sundimi i së drejtës, një nga mangësitë më të mëdha të detektuara është pjesa e pavarësisë së gjyqësorit, do të thotë ndikimi ndaj organeve gjyqësore, aty theksohet nga ana e autoriteteve tjera si pushteti ekzekutiv e kështu me radhë. Do të thotë gjyqësori nuk ka pavarësi të mjaftueshme edhe në pjesën e ndikimit, por edhe në pjesën e pavarësisë nga karakteri funksional.
Çka do të thotë kjo? Se nëse ju si pushtet ekzekutiv dhe si pushtet ligjvënës, përmes procedurave adekuate ligjore siguroni numër të mjaftueshëm të mjeteve për organet gjyqësore, për gjykatat dhe prokuroritë, ato do të funksionojnë me gjasë më të madhe që t’i ndjekin autorët e veprave penale, përkatësisht që të gjykojnë në lëndë edhe civile, edhe penale”, deklaroi Blagoja Pandovski në “Shenja”.
Ai thotë se në situatën konkrete, pavarësia e gjyqësorit shihet edhe në pjesën e pamjaftueshme të mjeteve, sepse gjykatat dhe prokuroritë janë të varura nga ana e shtetit, nga pushteti ekzekutiv, në pjesën e sigurimit të mjeteve të buxhetit për punën e tyre./Telegrafi/

