KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pançevski nuk i plotëson kushtet për prokuror të ri republikan, në garë kanë mbetur katër kandidatë

Pançevski nuk i plotëson kushtet për prokuror të ri republikan, në garë kanë mbetur katër kandidatë

Procedura për zgjedhjen e një prokurori të ri publik shtetëror po hyn në një fazë vendimtare. Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet t’i paraqesë Qeverisë një mendim të arsyetuar në një seancë mbi kandidatët që aplikojnë për këtë pozicion.

Në garë janë pesë kandidatë. Megjithatë, Këshilli së pari shqyrtoi kandidaturën e ish-Kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, dhe vendosi unanimisht se ai nuk përmbush kërkesën për përvojë pune të pandërprerë prej të paktën 10 vitesh si prokuror publik ose gjyqtar në fushën e së drejtës penale.

Këshilli dha një mendim pozitiv mbi kandidaturat e u.d. Prokurores Publike Shtetërore, Anita Topolova-Isajlovska, Prokurores Lençe Ristoska, Gjyqtarit të Gjykatës Penale, Nenad Savevski, dhe Prokurores së Prokurorisë së Shkupit, Lidija Raiçeviç.

Procedura për zgjedhjen e një prokurori të ri publik shtetëror filloi me njoftimin e publikuar nga Kuvendi më 12 janar të këtij viti, me një afat për aplikim prej 15 ditësh nga data e publikimit në “Gazetën Zyrtare”.

Kandidatët duhet të kenë të paktën 10 vjet përvojë pune të vazhdueshme si prokurorë publikë ose gjyqtarë në fushën e së drejtës penale./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.