KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit: Një mi ndërpret konferencën e trajnerit pas ndeshjes në Ligën e Evropës

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit: Një mi ndërpret konferencën e trajnerit pas ndeshjes në Ligën e Evropës

Një moment i pazakontë ndodhi pas ndeshjes së Ligës së Evropës mes NEC Nijmegenit dhe Levski Sofias, kur konferenca për shtyp e trajnerit Dick Schreuder u ndërpre nga një mi që vraponte nëpër sallën e mediave.

Gazetarët u shpërqendruan nga mysafiri i papritur, ndërsa pamjet e momentit u përhapën shpejt në rrjetet sociale.

Schreuder e priti situatën me humor, duke iu drejtuar gazetarëve: “Është poshtë karriges suaj. A ka edhe të tjerë?”

Trajneri vazhdoi të komentonte për praninë e brejtësve në sallë. “Janë vërtet gjithandej tani. Është e pabesueshme. I shoh me cepin e syrit. Shpresoj vetëm të mos më ngjitet në qafë”, tha ai.

Ngjarja solli një moment zbavitës pas një mbrëmjeje evropiane, ndërsa ndeshja mes NEC Nijmegenit dhe Levski Sofias përfundoi me rezultat 1-1./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.