KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Pamje të reja nga stuhia në Turqi – kamionët përmbysen, çatitë fluturojnë

Pamje të reja nga stuhia në Turqi – kamionët përmbysen, çatitë fluturojnë

Një stuhi e fuqishme ka përshkuar këto ditë Turqinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe kaos në shumë rajone.

Erërat e forta kanë përmbysur kamionë dhe automjete të mëdha në rrugë, ndërsa janë dëmtuar edhe çatitë e ndërtesave.

Përveç dëmeve në tokë, kushtet në det janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Valët e larta dhe erërat e forta kanë shkaktuar kaos në portet bregdetare, duke vështirësuar lundrimin e anijeve dhe operacionet detare.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të marrin masa kujdesi për sigurinë personale.

Stuhia, që konsiderohet një nga më të fuqishmet në vitet e fundit në vend, ka nxitur ndërhyrjen e ekipeve emergjente për të ndihmuar personat e prekur dhe për të siguruar rrugët dhe zonat më të rrezikuara. Rreziqet kryesore mbeten përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe dëmet në infrastrukturën publike.

Qytetarët janë të paralajmëruar të jenë vigjilentë dhe të ndjekin njoftimet e autoriteteve përpara, gjatë dhe pas kalimit të stuhisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.