KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Pamje skandaloze me mbeturina  në lagjen e Muhaxherëve

Pamje skandaloze me mbeturina  në lagjen e Muhaxherëve

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A ka publikuar pamje që i ka cilësuar si skandaloze nga rruga “Demir Vitia” në lagjen e Muhaxherëve, ku është hedhur një sasi e madhe mbeturinash në hapësirë publike.

Sipas njoftimit, ekipet e kompanisë kanë nisur menjëherë largimin e mbeturinave, duke theksuar se sasia ka qenë aq e madhe sa janë detyruar t’i zbrazin disa herë mjetet për t’i rimbushur sërish me bërllok.

Nga “Pastrimi” bëjnë të ditur se kjo nuk është hera e parë që pastrohet kjo pjesë dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike.

“Qytetarë, ju lusim, mos hidhni mbeturina në hapësira publike”, thuhet në apelin e kompanisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.