KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Pamje si në Fast and Furious”, hajdutët vjedhin 105 kg mish pule nga furgoni në lëvizje në Egjipt

“Pamje si në Fast and Furious”, hajdutët vjedhin 105 kg mish pule nga furgoni në lëvizje në Egjipt

Një skenë e pazakontë është regjistruar në Egjipt, ku disa hajdutë kanë arritur të vjedhin rreth 105 kilogramë mish pule nga një furgon në lëvizje, pa u diktuar nga shoferi.

Ngjarja është filmuar dhe videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale.

Në pamje shfaqen autorët duke iu afruar furgonit dhe duke nxjerrë ngarkesën e pulave ndërsa automjeti vijon të lëvizë.

Shoferi nuk ka konstatuar vjedhjen në momentin që ajo po ndodhte.

Sipas raportimeve, kompania që transportonte ngarkesën është vënë në dijeni për vjedhjen vetëm pasi pamjet e incidentit nisën të qarkullonin në rrjetet sociale.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të internetit për mënyrën e pazakontë të kryerjes së vjedhjes, ndërsa autoritetet pritet të verifikojnë pamjet për identifikimin e personave të përfshirë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.