Një përmbytje e menjëhershme ka marrë me vete shtëpi e ura dhe ka dëmtuar një projekt hidroenergjetik përgjatë një lumi në Nepalin qendror.
Ushtria njoftoi të dielën se kishte shpëtuar 49 persona nga zonat e prekura, por pesë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, siç konfirmoi zyrtari më i lartë i distriktit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Buildings swept away as flash floods hit central Nepal. #Nepal #BBCNews youtube.com
Mendohet se përmbytja u shkaktua nga një rrëshqitje dheu në rrjedhën e sipërme të lumit Budhi Gandaki, në distriktin Gorkha.
Katër ura dhe pothuajse dy duzina shtëpish janë marrë me vete nga uji, së bashku me kampin e një projekti hidroenergjetik që ndodhej përgjatë lumit.
Nepali po përpiqet ende të rimëkëmbet nga përmbytjet dhe rrëshqitjet katastrofike të dheut që goditën qytetet kufitare me Tibetin dy muaj më parë, duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe infrastrukturën jetike energjetike, si dhe duke lënë mijëra të vdekur e të zhdukur. /Telegrafi/