KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Pamje mahnitëse në Dragash: Bora arrin deri në 3 metra në Restelicë

Pamje mahnitëse në Dragash: Bora arrin deri në 3 metra në Restelicë

Pamje mahnitëse janë regjistruar sot në Komunën e Dragashit, ku bora e mbetur nga reshjet e ditëve të fundit ka krijuar shtresa të larta, pavarësisht se jemi në muajin maj.

Afaristi Burim Piraj ka publikuar disa pamje nga fshati Restelicë, në trevën e Gorës, ku siç shihet në video/foto, bora e shtresuar arrin deri në rreth 3 metra.

Piraj ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur edhe punimet për hapjen e rrugës, derisa një eskavator po punon për të pastruar segmentin që lidh këtë zonë me Maqedoninë e Veriut.

Bora në muajt e pranverës në Dragash nuk konsiderohet e pazakontë, për shkak të lartësisë mbidetare dhe kushteve klimatike në këtë pjesë.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në Komunën e Dragashit temperaturat minimale për ditën e hënë pritet të zbresin nën zero, deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihet të arrijnë deri në 18 gradë Celsius./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.