KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pamje kaosi në Paris, makina të djegura e xhama të thyer

Pamje kaosi në Paris, makina të djegura e xhama të thyer

Franca është zgjuar të dielën me pamje të dëmeve të mëdha pas një dite protestash dhe trazirash, ku u thyen vitrinat e dyqaneve, u dogjën automjete dhe rrugët u mbushën me xhama e mbeturina.

Policia arrestoi rreth 1 mijë e 800 persona të shtunën, ndërsa rreth 550 mijë protestues dolën në rrugë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të karburanteve, koston e jetesës dhe përkeqësimin e shërbimeve publike, përfshirë arsimin.

Edhe pse pjesa më e madhe e protestave ishte paqësore, grupe personash të maskuar shkaktuan trazira në Paris, Marsejë, Lilë dhe qytete të tjera.

Në Paris, protestuesit u përplasën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe topa uji. U raportuan gjithashtu djegie automjetesh e ndërtesash dhe plaçkitje të dyqaneve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Në Marsejë, protestuesit hynë me forcë në ndërtesën e bashkisë, ndërsa në Lilë u dogj një restorant i McDonald’s dhe u plaçkit një dyqan i Apple, sipas policisë.

Kryeministri francez, Sebastien Lecornu, bëri të ditur se gjatë trazirave janë lënduar 150 policë.

Të dielën në mëngjes, pronarët e dyqaneve në Paris nisën pastrimin e dëmeve, ndërsa vitrinat e thyera të dyqaneve luksoze dhe mbishkrimet në mure dëshmonin për përmasat e trazirave.

Një pronar dyqani rrobash pranë sheshit Place de la Republique i tha BBC-së se grabitësit qëndruan brenda lokalit për më shumë se një orë e gjysmë, pa parë asnjë polic gjatë asaj kohe.

Ai tha se, sipas tij, personat që plaçkitën dyqanin po shfrytëzonin protestat për të kryer vjedhje, dhe nuk po protestonin për koston e jetesës apo kushtet në shkolla.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.