KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Pamja që emocionoi fansat – Bruce Willis pranë vajzës së tij në ditën më të veçantë

Pamja që emocionoi fansat – Bruce Willis pranë vajzës së tij në ditën më të veçantë

Bruce Willis ka marrë pjesë në një nga ditët më të rëndësishme të jetës së vajzës së tij, Tallulah Willis, e cila më 8 gusht 2026 u martua me muzikantin Justin Acee.

Dasma u zhvillua në një ceremoni intime në Sun Valley, në pronën e familjes, larg festave të mëdha dhe luksoze të Hollywood-it.

Prania e aktorit 71-vjeçar tërhoqi vëmendje të veçantë.

Willis është tërhequr prej vitesh nga jeta publike pasi u diagnostikua me demencë frontotemporale, ndaj çdo paraqitje e tij pranë familjes është veçanërisht emocionuese për fansat.

Momenti që preku më shumë publikun ishte një fotografi e publikuar nga Tallulah, ku ajo shihet duke përqafuar të atin.

Imazhi u prit me shumë emocione nga fansat, të cilët e konsideruan një moment të veçantë familjar.

Tallulah është vajza më e vogël e Bruce Willis dhe Demi Moore.

Dasma e saj me Justin Acee u zhvillua në një atmosferë private, me praninë e familjarëve dhe miqve të afërt. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.