KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Pamela Anderson shkëlqen si dikur: Në moshën 59-vjeçare rikthen shkëlqimin që e bëri ikonë

Pamela Anderson shkëlqen si dikur: Në moshën 59-vjeçare rikthen shkëlqimin që e bëri ikonë

Ikona e “Baywatch” u shfaq krejt ndryshe në kopertinën e Vogue Australia, duke rikthyer elegancën dhe sharmin që e bënë të famshme

Pamela Anderson ka dëshmuar edhe një herë se di të përshtatë stilin e saj me çdo rast. Edhe pse vitet e fundit është bërë e njohur për paraqitjet pa grim dhe për veshjet minimaliste, për kopertinën e revistës Vogue Australia ajo vendosi t’i rikthehet glamurit.

Aktorja, e cila prej disa vitesh promovon bukurinë natyrale, u shfaq me një fustan transparent në nuancë nude dhe me një grim elegant, ku binte në sy vijëzimi i zi i syve – një element karakteristik i pamjes së saj ikonike në vitet ’90.

Pamela ka ndryshuar ndjeshëm stilin e saj vitet e fundit. Në vend të veshjeve provokuese që e bënë të famshme gjatë periudhës së serialit “Baywatch”, ajo zgjedh gjithnjë e më shpesh krijime elegante haute couture dhe prerje të thjeshta që nxjerrin në pah finesën.

Megjithatë, për raste të veçanta, ajo nuk heziton të eksperimentojë, transmeton Telegrafi.

“Prej disa kohësh preferoj një pamje shumë natyrale dhe ndihem mirë me të. Por kjo është kopertina e Vogue. Sigurisht që do të vendos grim dhe do të argëtohem pak,” është shprehur Anderson.

Me këtë paraqitje, aktorja dëshmon se mund të kalojë me lehtësi nga një stil minimalist në një pamje plot glamour, pa humbur autenticitetin që e ka karakterizuar vitet e fundit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.