KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Pakoja misterioze në objektin ushtarak në Poloni, tre persona përfundojnë në spital

Pakoja misterioze në objektin ushtarak në Poloni, tre persona përfundojnë në spital

Tre persona janë dërguar në spital pasi u ndjenë keq pas hapjes së një zarfi të dërguar nga Gjermania, i cili kishte mbërritur në një objekt të Xhandarmërisë Ushtarake në Nowa Dęba të Polonisë.

Dy pjesëtarë të policisë ushtarake dhe një civil që ndodhej në dhomë shfaqën irritim të lëkurës në fytyrë dhe duar menjëherë pasi zarfi u hap, raporton theindependent.

Si masë paraprake, katër pjesëtarë të tjerë u izoluan, ndërsa 133 persona u evakuuan nga një pjesë e ndërtesës që ndodhej pranë vendit të incidentit. Në zonë u dërguan edhe ekipet e emergjencës kimike.

Ministria polake e Mbrojtjes njoftoi më vonë se analizat e kryera mbi pakon nuk zbuluan substanca kimike, biologjike apo radiologjike.

Tre personat e hospitalizuar u liruan nga spitali, ndërsa ekzaminimet mjekësore nuk treguan shenja helmimi.

Rasti po hetohet nga prokuroria në Rzeszów, ndërsa për incidentin janë njoftuar edhe Agjencia e Sigurisë së Brendshme dhe Shërbimi i Kundërzbulimit Ushtarak të Polonisë.

Incidenti po hetohet në një kohë kur autoritetet polake dhe evropiane kanë paralajmëruar për rritjen e aktiviteteve të dyshuara të sabotimit dhe spiunazhit në Evropë, të cilat disa zyrtarë i kanë lidhur me Rusinë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.