Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Mercedes pritet të nis prodhimin e “motorit V8 të motorëve elektrikë”

    June 23, 2026

    Dhimbja e qafës gjatë punës në zyrë – pse ndodh dhe si mund të parandalohet?

    June 23, 2026

    Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e 24-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Mercedes pritet të nis prodhimin e “motorit V8 të motorëve elektrikë”
    • Dhimbja e qafës gjatë punës në zyrë – pse ndodh dhe si mund të parandalohet?
    • Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e 24-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
    • Ylli i Norvegjisë Erling Haaland fotografohet me një çantë të shtrenjtë Birkin
    • Nga kabinë e thjeshtë në mini-banjë moderne: Si mund të duket tualeti portativ i së ardhmes
    • Si është situata në Ngushticën e Hormuzit?
    • Kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut, flet Haziri: S’na kanë zënë në befasi
    • Protestë para Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Hapësinor, aktivistët kërkojnë kushte më të rrepta për lejen e re të “Usjes”
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Tuesday, June 23
    • Ballina
    • Lajme

      Kërkuan largimin e tij, Abdixhiku: Pres dorëheqjen e Muhaxherit dhe Ahmetit

      June 23, 2026

      Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

      June 23, 2026

      Supergirl parapremierë ekskluzive në CineStar

      June 23, 2026

      World Cup 2026: The Economic Impact on Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps towards a safer Digital Europe

      June 23, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Pakënaqësi në AKP për pozitën e U.D. të Shefit të Prokurimit, Gjonbalaj: Proces jotransparent dhe diskriminues ndaj meje

    Pakënaqësi në AKP për pozitën e U.D. të Shefit të Prokurimit, Gjonbalaj: Proces jotransparent dhe diskriminues ndaj meje

    korrektpressBy korrektpressDecember 18, 2025 Akp 3 Mins Read
    Pakënaqësi në AKP për pozitën e U.D. të Shefit të Prokurimit, Gjonbalaj: Proces jotransparent dhe diskriminues ndaj meje
    Pakënaqësi në AKP për pozitën e U.D. të Shefit të Prokurimit, Gjonbalaj: Proces jotransparent dhe diskriminues ndaj meje
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vendimi i menaxhmentit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për caktimin e Ushtruesit të Detyrës së Shefit të Divizionit të Prokurimit vazhdon të nxis pakënaqësi në këtë institucion.

    Kjo ka ardhur pas vendimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv, Burim Leci, për caktimin e Merita Zekajt si Ushtruese e Detyrës së Udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit për periudhën 24 nëntor 2025 – 23 nëntor 2026.

    Vendimi është marrë pas pensionimit të shefit aktual të prokurimit, ndërsa menaxhmenti i AKP-së arsyeton se caktimi është bërë për të garantuar “vazhdimësinë e punës”, duke u bazuar në Nenin 35 të Ligjit për Zyrtarët Publik.

    Zyrtarja e Prokurimit, Drita Gjonbalaj, e cila ka kundërshtuar ashpër caktimin, duke thënë se është anashkaluar padrejtësisht dhe se procesi ka qenë jotransparent dhe diskriminues.

    Në disa komunikime zyrtare drejtuar menaxhmentit të AKP-së, Gjonbalaj ka kërkuar rishqyrtimin dhe anulimin e vendimit, duke theksuar se ajo është ndër themelueset e sistemit të prokurimit publik në Kosovë, posedon licencë të prokurimit që nga viti 2004, është eksperte e certifikuar ndërkombëtarisht, ka gradën Doktor i Shkencave Ekonomike me fokus në prokurimin publik, si dhe është punëtorja me përvojën më të gjatë në këtë fushë brenda AKP-së.

    Sipas saj, për vite me radhë është anashkaluar sistematikisht në avancim profesional, pavarësisht përmbushjes së të gjitha kritereve ligjore dhe profesionale.

    Gjonbalaj shton se ekzistojnë edhe vendime të Avokatit të Popullit që konstatojnë diskriminim dhe pengesë të qëllimshme në ngritjen e saj në detyrë.

    Më tej thekson se transferimi i Merita Zekajt nga Zyra Ligjore në Prokurim është bërë pa konkurs publik, duke e cilësuar këtë si vazhdim të praktikave jotransparente dhe favorizuese brenda institucionit.

    Në përgjigjet zyrtare përmes emailit, drejtuar Gjonbalajt, ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv, Burim Leci, ka theksuar se caktimi i Ushtrueses së Detyrës është bërë në përputhje me Ligjin dhe se procedurat ligjore janë respektuar.

    Telegrafi ka kërkuar sqarim zyrtar nga AKP lidhur me akuzat.

    Në një përgjigje me shkrim përmes emailit, AKP thekson se vendimi është marrë në përputhje të plotë me ligjin.

    “Vendimi për caktimin e ushtruesit të detyrës së udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit është marrë duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik, konkretisht Nenin 35, pika 2, i cili përcakton se ushtruesi i detyrës caktohet nga zyrtari më i lartë drejtues i institucionit, nga radhët e zyrtarëve të kategorisë pasuese”, thuhet në përgjigjen e AKP-së për Telegrafin.

    Sipas AKP-së, Merita Zekaj është caktuar pasi mban pozitën më të lartë (zyrtare e lartë) në Divizionin e Prokurimit dhe rrjedhimisht i përket kategorisë më të lartë pasuese, ndërsa Gjonbalaj mban pozitë më të ulët në të njëjtin divizion.

    Pavarësisht kësaj, Gjonbalaj vazhdon të kërkojë anulimin e vendimit, duke pretenduar se ai është i paarsyetuar, arbitrar dhe në kundërshtim me parimin e meritokracisë.

    Ajo vlerëson se caktimi i një Ushtruese Detyre për një periudhë njëvjeçare “praktikisht bllokon hapjen e konkursit” dhe krijon favorizim të drejtpërdrejtë.

    Gjonbalaj ka paralajmëruar sërish ankesë në institucionet përkatëse në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMShC) si dhe tek Avokati i Popullit./Telegrafi.

    TË TJERA

    Tri ditë afat – mbi 1,400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë

    Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

    AKP rikthen në emër të ndërmarrjes shoqërore pronën me vlerë qindra milionëshe në Fushë Kosovë

    Pakënaqësi në AKP për pozitën e U.D. të Shefit të Prokurimit, Gjonbalaj akuzon menaxhmentin për diskriminim

    LEXO GJITHASHTU

    Mercedes pritet të nis prodhimin e “motorit V8 të motorëve elektrikë”

    June 23, 2026

    Dhimbja e qafës gjatë punës në zyrë – pse ndodh dhe si mund të parandalohet?

    June 23, 2026

    Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e 24-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

    June 23, 2026

    Ylli i Norvegjisë Erling Haaland fotografohet me një çantë të shtrenjtë Birkin

    June 23, 2026
    TË TJERA

    Nga kabinë e thjeshtë në mini-banjë moderne: Si mund të duket tualeti portativ i së ardhmes

    June 23, 2026

    Si është situata në Ngushticën e Hormuzit?

    June 23, 2026

    Kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut, flet Haziri: S’na kanë zënë në befasi

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.