KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Pak ditë para dasmës, Miley Cyrus kujdeset për pamjen e saj

Pak ditë para dasmës, Miley Cyrus kujdeset për pamjen e saj

Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, është fotografuar pranë një salloni bukurie në Los Angeles, vetëm pak ditë para dasmës së saj të përfolur me të fejuarin Maxx Morando.

Sipas mediumit amerikan TMZ, Cyrus është parë të enjten duke dalë nga një sallon për kujdesin e thonjve, në kuadër të përgatitjeve të fundit për ditën e saj të veçantë, transmeton IndeksOnline.

Këngëtarja, e veshur me një bluzë të zezë, trenerka dhe çizme të bardha, është fotografuar nga paparacët teksa largohej me një veturë të zezë.

TMZ raportoi një ditë më parë se Miley Cyrus dhe muzikanti Maxx Morando pritet të kurorëzojnë lidhjen e tyre këtë fundjavë, në një ceremoni që thuhet se do të mbahet në Kaliforninë Jugore. Megjithatë, detajet për ceremoninë po mbahen ende larg publikut.

Çifti është në lidhje që nga viti 2021, ndërsa fejesën e konfirmuan në dhjetor të vitit 2025. Kjo do të jetë martesa e dytë për Cyrus, e cila më parë ishte e martuar me aktorin Liam Hemsworth, nga viti 2018 deri në vitin 2020./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.