Benfica ka njoftuar zyrtarisht se Real Madridi ka paguar 15 milionë euro për të emëruar Jose Mourinhon trajnerin e tyre të ri, me klubin portugez që konfirmoi gjithashtu Marco Silvan si pasardhësin e tij.
Mourinho ka rënë dakord për një kontratë trevjeçare me Real Madridin deri në vitin 2029.
Pas marrëveshjes me trajnerin, drejtuesit e Los Blancos kanë arritur marrëveshje edhe me Benficën, duke ia paguar klauzolën e largimit.
“Benfica SAD ka informuar CMVM-në se Real Madrid CF ka shprehur zyrtarisht qëllimin e saj për të punësuar Jose Mourinhon për shumën prej 15 milionë eurosh, me trajnerin që ka dhënë pëlqimin e tij”.
“Faleminderit, José Mourinho”, shkruhej në deklaratën e klubit portugez.
Ndryshe, prezantimi i Mourinhos te Real Madridit është planifikuar të ndodh sot. (e mërkurë). /Telegrafi/
