KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Paga mesatare në muajin korrik ka qenë 48.499 denarë

Paga mesatare në muajin korrik ka qenë 48.499 denarë

Pagat në vend kanë shënuar një rritje të lehtë gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, vetëm 118 denarë më shumë se në qershor, ose një euro e 91 cent, kur ishte 48.381 denarë.

Të dhënat e Entit të Statistikave tregojnë se në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, paga mesatare neto është rritur për 7,1 për qind.

Rritja më e madhe është regjistruar në sektorin financiar dhe të sigurimeve me 10,7 për qind, pasuar nga furnizimi me ujë, menaxhimi i mbetjeve dhe rehabilitimi i mjedisit me 10,4 për qind, si dhe sektori i pasurive të patundshme me 9,6 për qind.

Në raport me qershorin, rritje të pagave neto ka pasur edhe në veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike me 4,3 për qind, në tregti me 3,2 për qind dhe në ndërtimtari me 2,3 për qind.

Ndërkohë, paga mesatare bruto në korrik arriti në 72.935 denarë, duke shënuar po ashtu një rritje vjetore prej 7,1 për qind. Rritja më e madhe e pagave bruto është regjistruar në të njëjtët sektor ku është rritur edhe paga neto, në sektorin financiar dhe të sigurimeve me 10,8 për qind, furnizimi me ujë, menaxhimi i mbetjeve dhe rehabilitimi i mjedisit me 10,5 për qind, si dhe veprimtaritë e lidhura me pasuritë e patundshme me 9,8 për qind.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.