KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Pacientët onkologjikë protestojnë për mungesën e terapisë

Pacientët onkologjikë protestojnë për mungesën e terapisë

Pacientët onkologjikë sot do të mbajnë një protestë simbolike para Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar zgjidhje për mungesën e vazhdueshme të terapisë në Klinikën e Onkologjisë.

Shoqata “Hema-Onko” thotë se pacientët prej muajsh përballen me vonesa dhe mungesë të barnave, përfshirë terapi biologjike, citostatikë dhe barna nga lista pozitive, gjë që u shkakton pasiguri dhe stres.

Nga ana tjetër, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Igor Stojkovski, deklaroi se shumica e preparateve tashmë kanë mbërritur, ndërsa pjesa e mbetur pritet të sigurohet gjatë kësaj jave. Sipas tij, vonesat lidhen me rritjen e numrit të pacientëve, konsumit dhe furnizimit, duke theksuar se trajtimi i pacientëve nuk është vënë në rrezik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.