KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Pa furnizim të rregullt me ujë në një pjesë të Vushtrrisë, shkak defekti në rrjet

Pa furnizim të rregullt me ujë në një pjesë të Vushtrrisë, shkak defekti në rrjet

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se një defekt në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri mund të shkaktojë ndërprerje të herëpashershme të furnizimit me ujë për konsumatorët e kësaj zone.

Sipas njoftimit, ekipet e kompanisë janë në terren dhe po punojnë intensivisht për eliminimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se, për shkak të punimeve në një segment të rrugës kryesore, qarkullimi i automjeteve në këtë zonë mund të jetë i vështirësuar përkohësisht.

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.