KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani: VLEN nuk ka asnjë kontribut për autostradën Shkup – Bllacë

Osmani: VLEN nuk ka asnjë kontribut për autostradën Shkup – Bllacë

Nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar pas konferencës së sotme të zv.ministres së Transportit nga VLEN, Kaltrina Zekolli Shqiri, e cila tha se BDI ndër vite e ka përdorur projektin e autostradës Shkup-Bllacë për të mbledhur vota.

Osmani në një postim në Facebook thotë se e gjithë procedura është realizuar në kohën e BDI-së, ndërsa me ndërtimin e 2 kilometrave të parë, sipas tij, është pamundësuar që projekti të shndërrohet nga autostrada në magjistrale.

“E shoh se Vlen paska organizuar sot konferencë për shtyp për autostradën Shkup–Bllacë. Me përgjegjësinë më të madhe e them: VLEN nuk ka asnjë kontribut, as më të voglin, në kontratën e nënshkruar për këtë autostradë. Financimi i projektit, hartimi i dokumentacionit, sigurimi i mjeteve financiare, shpronësimet, procedurat administrative dhe shpallja e tenderit janë realizuar të gjitha gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim”.

“Gjatë këtyre dy viteve, VLEN nuk ka bërë asnjë hap për ta çuar projektin përpara. Përkundrazi, e vetmja gjë që kanë tentuar ka qenë ta bllokojnë dhe ta devijojnë trasenë. Fakti që ne realizuam segmentin e parë prej 2 kilometrash ua pamundësoi ta kthenin projektin nga autostradë në rrugë magjistrale. Prandaj, për këtë projekt nuk mund të marrin merita ata që nuk kanë vendosur asnjë gur të vetëm”, ka shkruar Osmani.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.