KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka takuar sot gjatë ditës Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, z.Antero Lopes.

Në këtë takim është diskutuar për rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe garantimit të zbatimit të barabartë të ligjit për të gjithë.

Postimi i plotë:

Në takim me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, z.Antero Lopes, diskutuam për rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe garantimit të zbatimit të barabartë të ligjit për të gjithë.

Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur. Është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve në shtet, mbrohet dinjiteti i tyre dhe garantohet drejtësia.

Kosova ka nevojë për institucione të forta ku askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është i pambrojtur para tij.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.