KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani rikthen vëmendjen te NATO-ja dhe çmimi historik për Kosovën: E dimë çmimin e lirisë

Osmani rikthen vëmendjen te NATO-ja dhe çmimi historik për Kosovën: E dimë çmimin e lirisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka rikujtuar çmimin ndërkombëtar që kishte pranuar një vit më parë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke theksuar rëndësinë e rrugëtimit të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se anëtarësimi në NATO nuk është thjesht një aspiratë politike, por një zgjedhje strategjike e popullit të Kosovës, e mbështetur në vlerat e sigurisë, demokracisë dhe aleancës euroatlantike.

“Kosova e di çmimin e lirisë dhe e njeh vlerën e paqes”, ka shkruar Osmani, duke rikujtuar se vendi ka dëshmuar përkushtimin e tij ndaj paqes dhe sigurisë.

Ajo ka përmendur edhe njëvjetorin e pranimit të Çmimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të ndarë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s dhe Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Sipas Osmanit, ky vlerësim ishte historik, pasi për herë të parë iu nda një përfaqësueseje nga Kosova.

Osmani ka vlerësuar gjithashtu kontributin e grave dhe vajzave në Kosovë, si gjatë luftës, ashtu edhe në kohë paqeje, duke theksuar rolin e tyre në ndërtimin e paqes dhe forcimin e sigurisë.

Përmes këtij mesazhi, ajo ka rikthyer në vëmendje rëndësinë e orientimit euroatlantik të Kosovës dhe synimin për anëtarësim në NATO. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.