KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani pas tubimit me LDK-në: Faleminderit për çdo përqafim që na bashkoi

Osmani pas tubimit me LDK-në: Faleminderit për çdo përqafim që na bashkoi

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas tubimit të mbrëmshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe atmosferën e krijuar gjatë aktivitetit politik.

Përmes një postimi publik, Osmani shprehu mirënjohje për pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e bashkimit për Kosovën.

“FALEMINDERIT për çdo zemër që besoi, për çdo dorë të zgjatur me dashuri, dhe për çdo përqafim që na bashkoi mbrëmë për shtëpinë tonë më të shtrenjtë: Kosovën”, ka shkruar Osmani.

Postimi i saj vjen pas tubimit të organizuar nga LDK-ja, i cili u cilësua si një moment bashkimi politik mes strukturave të partisë dhe listës Vjosa. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.