KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani pas betimit si deputete: Po rikthehemi te tempulli i demokracisë

Osmani pas betimit si deputete: Po rikthehemi te tempulli i demokracisë

Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e zgjedhur, Vjosa Osmani, ka reaguar pas betimit në Kuvend, duke theksuar se rikthimi në institucionin ligjvënës nënkupton kthim te burimi i mandatit dhe përgjegjësia për t’u shërbyer qytetarëve.

Përmes një deklarate, Osmani tha se Kuvendi mbetet “tempulli i demokracisë” dhe vendi nga ku buron mandati i përfaqësuesve të zgjedhur.

“Po rikthehemi aty ku çdo mandat e ka burimin: te tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve dhe te përgjegjësia për t’i shërbyer Republikës”, ka shkruar Osmani.

Ajo shtoi se betimi i bërë në Kuvend përfaqëson vazhdimin e angazhimit të saj për t’i shërbyer Kosovës dhe qytetarëve.

“Betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim: për t’i shërbyer Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë me dinjitet, guxim dhe përkushtim”, ka theksuar Osmani.

Osmani është betuar si deputete në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, pas përfundimit të mandatit të saj si presidente e vendit./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.