KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës

Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani e ka cilësuar si të zakonshme mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Para fillimit të takimit, Osmani për media tha se deputetët e LDK-së do të diskutojnë për zhvillimet e fundit politike, ndërsa pas përfundimit të mbledhjes pritet të dalin me një qëndrim të përbashkët.

“Është takimi i grupit parlamentar, natyrisht për zhvillimet e fundit. Sapo të përfundojë takimi do të kemi deklaratë të përbashkët”, deklaroi Osmani.

E pyetur për mungesën e deputetëve të LDK-së në Kuvend gjatë zhvillimeve të djeshme, ku PDK-ja dhe Aleanca kërkuan vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, Osmani tha se deputetët e LDK-së kanë qenë në Kuvend.

Ajo theksoi se qëndrimi i partisë është i lidhur me mbrojtjen e Kushtetutës, ndërsa detajet e qëndrimit të LDK-së do të bëhen publike pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.

“Çdo ditë jam në Kuvend. Edhe sot isha në Kuvend. Ne jemi në përkrahje të mbrojtjes së Kushtetutës, kurse qëndrimet më në detaje do t’i publikojmë sot menjëherë pasi të përfundojë takimi i Grupit Parlamentar”, tha Osmani.

Ndryshe ka nisur takimi i LDK, siç merr vesh Telegrafi do të ketë një deklaratë politike pas takimit. /Telegrafi/



Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.