KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani: 9 Maji nuk është vetëm simbolikë, e ardhmja e RMV-së është në BE

Osmani: 9 Maji nuk është vetëm simbolikë, e ardhmja e RMV-së është në BE

Ish-ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani, ka marrë pjesë sonte në pritjen e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, prej ku ka dërguar mesazh për bashkim rreth agjendës evropiane të vendit.

“Ky 9 Maj nuk është vetëm simbolikë. Sot më qartë se kurrë po ndahen rrugët mes atyre që e sabotojnë integrimin evropian dhe atyre që besojnë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Osmani.

Ai ka theksuar se integrimi evropian nuk duhet të shihet si temë partiake apo etnike, por si orientim strategjik i shtetit.

“Evropa nuk është çështje partie apo etnie. Është orientim strategjik, sistem vlerash dhe garanci për stabilitet, drejtësi dhe zhvillim”, është shprehur Osmani.

Sipas tij, vendi ndodhet në një moment kur kërkohet mobilizim më i gjerë politik dhe shoqëror në mbështetje të procesit eurointegrues.

“Prandaj, kjo është koha që të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike apo etnike, të bëhemi pjesë e frontit për integrimin evropian”, ka porositur ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.