Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    “Nuk mbaj mend asgjë”, deklarohet pasagjeri që u lidh me ngjitës në ulësen e aeroplanit

    September 18, 2026

    Me nderime shtetërore përcillet në banesën e fundit Flora Brovina

    September 18, 2026

    Dizajn italian, teknologji Huawei – projekti i ri elektrik i Maserati

    September 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • “Nuk mbaj mend asgjë”, deklarohet pasagjeri që u lidh me ngjitës në ulësen e aeroplanit
    • Me nderime shtetërore përcillet në banesën e fundit Flora Brovina
    • Dizajn italian, teknologji Huawei – projekti i ri elektrik i Maserati
    • iPhone Duo shfaqet në Emmy dhe ndez rrjetin, Hollywoodi e kërkon me çdo kusht
    • Gjilani dhe Prishtina luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare
    • Zajkova në Sofje: Nëse me të vërtetë e doni Maqedoninë në BE, tregojeni këtë me vepra
    • Ish-e dashura e Liam Payne fejohet me yllin e “Dancing on Ice”, Sonny Jay
    • Jorge Jesus zbulon arsyen pse e ftoi Ronaldon te Portugalia në moshën 41-vjeçare
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, September 18
    • Ballina
    • Lajme

      Gjilani dhe Prishtina luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

      September 18, 2026

      OSBE pret miratimin e institucioneve të Kosovës, për zgjedhjet serbe

      September 18, 2026

      Koci: Falja e ish-krerëve të UÇK-së nga Presidenti i Kosovës është një mundësi

      September 18, 2026

      Dogana ndalon 8 telefona të padeklaruar në Aeroportin e Prishtinës, vlera rreth 15 mijë euro

      September 18, 2026

      Crazy Day në Cineplexx Albi Mall: Një ditë, çdo biletë vetëm 2 euro

      September 18, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Moti në Shqipëri, reshje të izoluara shiu

      September 18, 2026

      Mot me diell dhe vranët – në disa zona riga shiu

      September 18, 2026

      Mot me diell, temperaturat deri në 28 gradë

      September 16, 2026

      Sot vranët dhe me riga shiu

      September 15, 2026

      Pas motit të nxehtë, pritet ulje e ndjeshme e temperaturave

      September 14, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » OSBE pret miratimin e institucioneve të Kosovës, për zgjedhjet serbe

    OSBE pret miratimin e institucioneve të Kosovës, për zgjedhjet serbe

    korrektpressBy korrektpressSeptember 18, 2026 Albin kurti 3 Mins Read
    OSBE pret miratimin e institucioneve të Kosovës, për zgjedhjet serbe
    OSBE pret miratimin e institucioneve të Kosovës, për zgjedhjet serbe
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë tha se është i gatshëm të mbledhë fletëvotimet, nëse zgjedhjet parlamentare serbe do të mbaheshin edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë, por për këtë nevojitet miratimi i institucioneve të Kosovës.

    Kështu thanë për Radion Evropa e Lirë (REL) nga OSBE-ja, duke theksuar se për kërkesën e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë tashmë janë njoftuar institucionet përkatëse të Kosovës dhe vendimmarrësit dhe se tani po presin përgjigjen e tyre.

    “Misioni është i gatshëm ta zbatojë një operacion të tillë, me të njëjtat kushte si në rastet e mëparshme. Kjo nënkupton miratimin e palëve përkatëse dhe sigurimin e kushteve të nevojshme të sigurisë”, thanë nga OSBE-ja.

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, më herët i kishte kërkuar OSBE-së që misioni të ofrojë mbështetje në mënyrë që zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Serbisë, që janë caktuar për 25 tetor, të mbahen edhe në Kosovë.

    REL-i iu drejtua Qeverisë së Kosovës me pyetjen nëse është në dijeni për këtë kërkesë të Serbisë dhe nëse ajo po shqyrtohet, por ende nuk ka marrë përgjigje.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më herët kishte kërkuar që për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës të ketë kërkesë të drejtpërdrejtë nga Beogradi zyrtar dhe jo që ndërmjetësuese të jetë OSBE-ja. Serbia e kishte refuzuar këtë, me arsyetimin se në këtë mënyrë do të njihej pavarësia e Kosovës.

    Ndërkaq, Kurti në vitin 2022 e kishte ndërprerë praktikën e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, në komunat ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb.

    Në janar të atij viti, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar edhe një rezolutë me të cilën kundërshtohej mbajtja në Kosovë e votimit për referendumin e Serbisë për ndryshimet kushtetuese.

    Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje disa herë Qeverisë së Kosovës që të gjejë mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve serbe.

    Në anën tjetër, Kurti ka thënë disa herë se Kosova nuk dëshiron t’ua mohojë të drejtën e votës qytetarëve të Kosovës me shtetësi të dyfishtë, por se nuk mund të veprohet në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

    Në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Serbisë, në vitin 2023, pjesëtarët e komunitetit serb nga Kosova votuan në qytetet pranë kufirit, në Kurshumli, Rashkë, Tutin dhe Vranjë, pasi Qeveria e Kosovës nuk lejoi hapjen e vendvotimeve në Kosovë.

    Zgjedhjet e fundit parlamentare që Serbia i organizoi për komunitetin serb në Kosovë u mbajtën më 21 qershor të vitit 2020.

    Këto zgjedhje u mbajtën sipas praktikës së mëparshme, ku fletëvotimet mblidheshin nga misioni i OSBE-së në Kosovë. Fletëvotimet më pas numëroheshin në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete në Serbi që gjenden pranë kufirit me Kosovën./Radio Evropa e Lirë/

    TË TJERA

    Gjilani dhe Prishtina luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

    Koci: Falja e ish-krerëve të UÇK-së nga Presidenti i Kosovës është një mundësi

    Kurti udhëtoi për në New York, do të zhvillojë takime me liderë botërorë

    Dogana ndalon 8 telefona të padeklaruar në Aeroportin e Prishtinës, vlera rreth 15 mijë euro

    Crazy Day në Cineplexx Albi Mall: Një ditë, çdo biletë vetëm 2 euro

    Po kërkoni punë? Ja konkurset dhe mundësitë e javës nga Telegrafi Jobs

    Veprime ligjore ndaj Speciales, Hamza: Besoj se sot do t’i konkretizojmë sot në Kuvend

    LEXO GJITHASHTU

    “Nuk mbaj mend asgjë”, deklarohet pasagjeri që u lidh me ngjitës në ulësen e aeroplanit

    September 18, 2026

    Me nderime shtetërore përcillet në banesën e fundit Flora Brovina

    September 18, 2026

    Dizajn italian, teknologji Huawei – projekti i ri elektrik i Maserati

    September 18, 2026

    iPhone Duo shfaqet në Emmy dhe ndez rrjetin, Hollywoodi e kërkon me çdo kusht

    September 18, 2026
    TË TJERA

    Gjilani dhe Prishtina luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

    September 18, 2026

    Zajkova në Sofje: Nëse me të vërtetë e doni Maqedoninë në BE, tregojeni këtë me vepra

    September 18, 2026

    Ish-e dashura e Liam Payne fejohet me yllin e “Dancing on Ice”, Sonny Jay

    September 18, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.