Modelja shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një set të ri fotografish nga pushimet.
E veshur me bikini të bardha, Oriola ka pozuar mbi një jaht, me sfondin spektakolar të detit dhe shkëmbinjve, duke vënë në pah linjat e saj trupore.
Fotografitë, të realizuara nën rrezet e diellit, kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda pak orësh nga fansat e modeles.
Oriola Marashi/Instagram
Me pozat sensuale dhe stilin e kuruar, Marashi konfirmon edhe një herë pse konsiderohet një nga modelet shqiptare më të komentuara në rrjetet sociale.
Seti fotografik u prit me reagime të shumta, ku ndjekësit nuk kursyen komplimentet për pamjen e saj.
Oriola vijon të jetë shumë aktive në Instagram, ku shpesh ndan momente nga projektet profesionale, udhëtimet dhe pushimet, duke mbajtur vazhdimisht vëmendjen e publikut. /Telegrafi/
Oriola Marashi/Instagram
Oriola Marashi/Instagram
Oriola Marashi/Instagram
Oriola Marashi/Instagram
