KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Organi gjenital ‘bëhet temë diskutimi’ – mikrofoni i ndezur zbulon bisedën private mes kryeministrit australian dhe ministrit të tij

Organi gjenital ‘bëhet temë diskutimi’ – mikrofoni i ndezur zbulon bisedën private mes kryeministrit australian dhe ministrit të tij

Ka qenë një moment kur mikrofoni i kryeministrit australian mbeti i ndezur, por që me gjasë ai nuk e kishte vërejtur, që po tërheq vëmendjen në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Antalia, Turqi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Anthony Albanese po bisedonte me ministrin e tij për klimën, Chris Bowen, në intervalin mes takimeve në COP31, lidhur me rreziqet e rrezatimit nga telefonat celularë, kur mes kolegëve të kabinetit lindi një shaka për organet gjenitale.

“A e mban telefonin këtu?”, pyeti kryeministri, duke vendosur dorën në xhaketën mbi zemër.

Kur Bowen u përgjigj se “zakonisht” e mban në xhepin e brendshëm të xhaketës, Albanese i dha një këshillë me një fjalë të vetme: “Mos”.

Më pas ai shpjegoi se telefoni duhet të mbahet në anën tjetër dhe “larg zemrës”.

“Tani jam më i kujdesshëm; kam hequr dorë nga mbajtja e tij në xhepin e pantallonave, pikërisht për shkak të… ‘penisit'”, u përgjigj Bowen.

Albanese u pa duke qeshur me këto komente, të cilat tashmë po e lënë në hije përfundimin e konferencës për klimën.

Një zëdhënës i kryeministrit deklaroi se ai dhe ministri Bowen po bënin thjesht një shaka gjatë pushimit mes takimeve në COP31.

Ndërsa disa argumentojnë se kjo tregon se politikanët tanë janë thjesht njerëz, të tjerë e quajnë këtë gjë “të çuditshme”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.