KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Orari i paqëndrueshëm i punës lidhet me përkeqësimin e shëndetit

Orari i paqëndrueshëm i punës lidhet me përkeqësimin e shëndetit

Ndryshimet e shpeshta dhe të paparashikueshme të orarit të punës mund të ndikojnë negativisht në shëndet. Një studim i ri sugjeron se këto pasoja shfaqen ndryshe te burrat dhe gratë: te burrat lidhen më shumë me përkeqësimin e shëndetit, ndërsa te gratë me kufizimin ose ndërprerjen e punës për arsye shëndetësore.

Studimi, i publikuar në revistën “SSM – Population Health”, analizoi të dhënat e më shumë se 61 mijë amerikanëve në moshë pune. Studiuesit shqyrtuan lidhjen mes ndryshimeve mujore të orëve të punës dhe gjendjes shëndetësore të pjesëmarrësve, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.Studiuesit krahasuan punëtorët me orare të qëndrueshme me ata/o që përjetonin ndryshime të mëdha, për shembull, nga 20 orë pune në një muaj në 60 orë muajin pasues, përpara se orari të zvogëlohej sërish.

Rezultatet treguan se te burrat, paqëndrueshmëria e lartë e orarit lidhej me një probabilitet prej 38 për qind për përkeqësim të shëndetit, krahasuar me 28 për qind te ata që kishin orar të qëndrueshëm prej 40 orësh në javë.

Te gratë që vazhdonin të punonin, nuk u gjet një lidhje e qartë statistikore mes ndryshimeve të orarit dhe përkeqësimit të shëndetit. Megjithatë, kur studiuesit përfshinë edhe gratë që kishin reduktuar ose ndërprerë punën për shkak të problemeve shëndetësore, u vu re një lidhje më e theksuar. Mundësia e kufizimit të punës për arsye shëndetësore u rrit nga rreth 2.5 në gati 8 për qind.

Sipas autores së studimit, Sinyee Qianyi Lu, stabiliteti i orarit është një pjesë e rëndësishme e cilësisë së punës, krahas pagës, përfitimeve dhe numrit të orëve të punës.

Gjetjet sugjerojnë se oraret e paparashikueshme nuk janë vetëm vështirësi në organizimin e përditshëm, por mund të përbëjnë edhe një faktor rreziku për shëndetin, me pasoja që ndryshojnë mes burrave dhe grave. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.