KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Orari dhe ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës – luhet në mesjavë

Orari dhe ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës – luhet në mesjavë

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, të cilat do të zhvillohen gjatë kësaj jave.

Kjo fazë premton përballje interesante, me disa nga skuadrat kryesore që përballen me rivale tradicionalë.

Dy sfida zhvillohen ditën e martë, dy të tjera të mërkurën, tre të enjten dhe një tjetër të mërkurën e ardhshme.

Drita dhe Llapi do të përballen të martën në Gjilan me fillim nga ora 13:00, derisa po këtë ditë duel tjetër interesant është edhe ai mes Drenicës dhe Ferizajt.

Kryendeshja e këtij rrethi është padyshim Prishtina – Ballkani që zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 18:00, derisa në mesditë nga ora 13:00 takohen Dukagjini dhe Prishtina e Re.

Gjilani të enjten pret Lirinë, Vushtrria takohet me Vëllaznimin, derisa Trepça ’89 përballet me Malishevën.

Sfida e vetme që luhet javën e ardhshme është ajo mes Feronikelit dhe Dinamos. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.