KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Olti Hyseni me paraqitje magjike në Danimarkë: Shënon, asiston dhe shpallet “Lojtari i ndeshjes” ndaj Brondby

Olti Hyseni me paraqitje magjike në Danimarkë: Shënon, asiston dhe shpallet “Lojtari i ndeshjes” ndaj Brondby

Sonderjyske ka shënuar një tjetër fitore të madhe në Superligën e Danimarkës, por e tërë vëmendja ishte padyshim te sulmuesi i krahut Olti Hyseni.

Lojtari me prejardhje nga Kosova ishte mahnitës për t’u shpallur “Lojtari i Ndeshjes”, ku i bëri të gjitha – pra shënoi, asistoi, kompletoi driblime, si dhe fitoi duele.

Fillimisht, realizoi një gol të bukur për ta dërguar rezultatin në 2-0 (11’) – VIDEO.

Pastaj e gjeti për mrekulli një lojtar tjetër nga Kosova, Sefer Eminin, me këtë të fundit që e vulosi fitoren prej 3-0.

“SofaScore” e ka vlerësuar me notën 9.1 që ishte më e larta në këtë ndeshje, pasi përpos golit dhe asistimit, ai dhuroi tri pasime kyçe, kompletoi pesë driblime si dhe fitoi 10 duele.

Hyseni mbetet një lojtar i Danimarkës U19, megjithatë ka ende të drejtë që të luajë për Kosovën./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.