Olivia Rodrigo zbuloi se disa nga fansat e saj kanë ndërmarrë masa ekstreme për të mos humbur vendet në rreshtin e parë gjatë koncerteve të saj.
Ylli 23-vjeçar i muzikës pop e bëri këtë deklaratë gjatë promovimit të albumit të saj të ri, You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love, në “KISS FM UK”.
“Kam qenë në disa koncerte dhe festivale ku njerëzit veshin pelena që të mund të qëndrojnë në rreshtin e parë gjatë gjithë shfaqjes”, tha ajo.
Foto: Olivia Rodrigo / GettyImages
“Dhe kjo është diçka që unë, si performuese e kam vënë re”, shtoi Rodrigo, duke shkaktuar reagime të habitura nga moderatorët.
Praktika që ajo përshkroi ka marrë forma të ndryshme ndër vite.
Në anën tjetër, gjatë turneut rekord të Taylor Swift, Eras Tour, disa pjesëmarrës publikuan video në TikTok duke pranuar se kishin veshur pelena për të mos humbur asnjë moment të koncertit, pasi kishin paguar shuma shumë të larta për biletat.
Deklarata e Rodrigo-s vjen pasi ajo reagoi ashpër ndaj kritikëve në internet, të cilët e akuzuan për “pedo-baiting” (nxitje të vëmendjes përmes estetikës që lidhet me fëmijët) për shkak të një prej veshjeve të saj në koncert.
Në maj, ajo u shfaq në skenë me një fustan në stil “babydoll” të kombinuar me çizme ushtarake, një paraqitje që kujtonte stilin e Courtney Love gjatë viteve 1990 me grupin Hole.
Veshja e saj shkaktoi debat të madh në rrjetet sociale, ku disa përdorues e akuzuan për seksualizimin e fëmijëve.
Kjo polemikë shpërtheu pas një debati të ngjashëm rreth një skene në serialin Euphoria, ku personazhi Cassie, i luajtur nga Sydney Sweeney, vishet si foshnjë për një fotosesion në platformën OnlyFans.
Foto: Olivia Rodrigo / GettyImages
Rodrigo iu kundërpërgjigj kritikëve të saj, duke argumentuar se në fakt ata po tregonin “se si ne e normalizojmë vërtet pedofilinë në kulturën tonë”, gjatë një interviste në emisionin Popcast të The New York Times.
Ajo pranoi se ishte “shumë e mërzitur” nga gjithë polemika, e cila sipas saj i kujtonte “këtë retorikë me të cilën ushqehemi si vajza që kur jemi shumë të vogla, e cila është: ‘Mos e vesh atë, sepse atëherë një burrë do ta seksualizojë trupin tënd dhe është faji yt.’”
Kur u përmend çështja e fustanit, ajo tha:
“Kjo më ka mërzitur shumë. Madje as për veten time. Nuk më intereson. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan.”
