KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Olise i hapur që t’i bashkohet Real Madridit në verë

Olise i hapur që t’i bashkohet Real Madridit në verë

Michael Olise është në dijeni të interesimit të Real Madridit dhe do të ishte i hapur për t’iu bashkuar gjigantëve spanjollë, sipas gazetarit Ramon Alvarez.

Sulmuesi francez thuhet se është i intriguar nga mundësia e një transferimi në “Santiago Bernabéu”, pasi ka tërhequr vëmendjen e presidentit të klubit, Florentino Perez, i cili raportohet se po shqyrton një ofertë të madhe për një “Galactico” të ri.

Disa kontakte tashmë kanë ndodhur mes Real Madridit dhe kampit të lojtarit, megjithëse mbetet e paqartë nëse bisedimet janë zhvilluar drejtpërdrejt apo përmes ndërmjetësve.

Pavarësisht hapjes ndaj këtij transferimi, Olise nuk është i gatshëm të ushtrojë presion për t’u larguar, nga respekti për Bayern Munich.

Megjithatë, kampionët e Bundesligës nuk kanë asnjë qëllim të ndahen me sulmuesin dhe, sipas raportimeve, e konsiderojnë atë të paprekshëm, pavarësisht madhësisë së çdo oferte të mundshme.

24-vjeçari pati një sezon të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Vincent Kompany, duke realizuar 22 gola dhe 26 asistime në 55 paraqitje në të gjitha garat për Bayern Munich sezonin e kaluar./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.