KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Olise e rrëzon Harry Kanen nga froni te Bayern Munich, shifrat flasin vetë

Olise e rrëzon Harry Kanen nga froni te Bayern Munich, shifrat flasin vetë

Michael Olise po kalon një sezon fantastik te Bayern Munich dhe tashmë ka lënë pas Harry Kanen në një statistikë të rëndësishme të klubit bavarez.

Francezi shkëlqeu në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Magdeburgut, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist në pjesën e parë.

Olise kalon Kanen në listën e golashënuesve të Bayernit

Olise e zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të, duke përfituar nga një pasim i Ismael Saibarit.

Ky ishte goli i tij i 11-të në të gjitha garat këtë sezon, duke kaluar kështu Kanen, i cili deri në atë moment kishte realizuar 10 gola.

Sulmuesi francez nuk u ndal me kaq. Në minutën e 21-të, ai asistoi për Saibarin, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në lojën ofensive të skuadrës së drejtuar nga Vincent Kompany.

Kane, i cili të hënën u shpall fitues i Topit të Artë, vazhdon të jetë një nga lojtarët më vendimtarë të Bayernit, por Olise po dëshmon se mund të jetë po aq përcaktues në këtë fazë të sezonit.

Vetëm Kane dhe Yamal kanë më shumë kontribute në gola se Olise

Paraqitja ndaj Magdeburgut e ngjiti Olisen në vendin e tretë në renditjen e futbollistëve me më shumë gola dhe asistime për klubin dhe kombëtaren që nga fillimi i sezonit.

Sipas statistikave të publikuara nga Stats Foot, francezi ka regjistruar 23 kontribute në gola, të ndara në 15 realizime dhe tetë asistime.

Përpara tij gjenden vetëm dy yje të futbollit evropian:

Harry Kane: 24 kontribute, me 16 gola dhe tetë asistime.

Lamine Yamal: 25 kontribute, me 14 gola dhe 11 asistime.

Michael Olise: 23 kontribute, me 15 gola dhe tetë asistime.

Me formën që po tregon, Olise është shndërruar në një nga protagonistët kryesorë të Bayernit dhe një prej lojtarëve më produktivë në Evropë.

Gara me Kanen dhe Yamalin mbetet e hapur, ndërsa statistikat e tij dëshmojnë se francezi është tashmë në elitën e futbollit kontinental. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.