E ftuar në emisionin “Big Talk” në Klan Kosova, Olechka ka folur për raportin e saj me Fuegon, duke zbuluar se, pavarësisht situatave të krijuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, qëndrimi i saj ndaj tij nuk ka ndryshuar.
Ajo u shpreh se Fuego i pëlqen shumë si person, se mes tyre ka një komunikim të afërt dhe se dëshiron që njohja të vazhdojë edhe pas përfundimit të qëndrimit të tij në shtëpi.
“Mua më pëlqen shumë Fuego dhe dua ta vazhdojmë komunikimin jashtë, kur të dalë ai. Si komunikim, e shoh edhe në të ardhmen, por për momentin jo si diçka tjetër, por si shok”, deklaroi Olechka.
Ajo theksoi se e konsideron Fuegon një person të bukur nga brenda dhe se, përmes komunikimit me të, ka arritur të mësojë më shumë për karakterin e tij.
E pyetur nëse do ta pranonte Fuego-n jashtë shtëpisë, në rast se ai krijon një lidhje me Jonën, Olechka tha se mendimi i saj nuk ka ndryshuar dhe se do ta respektonte zgjedhjen e tij.
“Ne nuk kemi thënë se kemi lidhje. Nëse ai e gjen një lidhje brenda dhe do të shkojë në dasmë me fustan të bardhë, unë do të jem e lumtur për të”, u shpreh ajo.
Për më shumë, ndiqni videon e plotë:

